Bota 19 January 2026, 12:05 Nga VNA

Kremlin: Putin ka marrë ftesë nga SHBA për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Kremlin: Putin ka marrë ftesë nga SHBA për t’u bashkuar me

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza dhe kjo mundësi po shqyrtohet, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Sipas tij, presidenti Putin ka marrë një ftesë përmes kanaleve diplomatike për t’u bashkuar me këtë Bord të Paqes.

“Aktualisht po studiojmë të gjitha detajet e këtij propozimi. Shpresojmë të kontaktojmë palën amerikane për të sqaruar të gjitha detajet”, tha Peskov.

Më parë, zëdhënësi i Presidentit Kazakistan Kassym-Jomart Tokayev tha se udhëheqësi amerikan Donald Trump e kishte ftuar homologun e tij kazak të bashkohej me Bordin e Paqes për menaxhimin e Rripit të Gazës dhe se Kazakistani do të bëhej një nga shtetet themeluese.

Saka, është raportuar se udhëheqësit e disa vendeve të tjera kanë marrë oferta nga SHBA-të për t’u bashkuar me këtë organ. Këshilli pritet të fillojë punën gjatë fazës së dytë të planit të paqes, për të cilin u ra dakord nga Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas në tetor 2025, me ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit, SHBA-së dhe Turqisë./Skye News.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme