Bota 27 September 2025, 17:47 Nga VNA

Kosovë, Policia gjen armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, Policia gjen armë dhe municione në Mitrovicën e

Policia e Kosovës tha se në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë dhe municione.

“Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni policor në podrumin e ndërtesës afër sheshit Car Lazar u gjetën dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët.

Ndryshe, autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Më 18 shtator, policia njoftoi se kishte gjetur armë në Zveçan. Më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, deklaroi se armët u gjetën në pronën e njërit prej të akuzuarve për sulmin e 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Një polic i Kosovës u vra pasi një grup serbësh të armatosur se sulmoi Policinë më 24 shtator 2023.

Kosova fajëson Serbinë për këtë sulm. Autoritetet e drejtësisë kanë ngritur akuzë për 45 persona, por vetëm ndaj tre prej tyre po zhvillohet gjykimi, ndërkaq të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati./ REL

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme