Bota 5 December 2025, 17:46 Nga VNA

Komiteti Amerikan i Vaksinimit ndryshon rekomandimet për vaksinën e hepatitit B tek të porsalindurit

Ndaje në Whatsapp
Komiteti Amerikan i Vaksinimit ndryshon rekomandimet për vaksinën e

Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP), organi zyrtar që i jep rekomandime CDC-së për vaksinat në SHBA, votoi 8–3 për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë foshnjat të marrin vaksinën kundër hepatitit B menjëherë pas lindjes, në rastet kur nëna teston negative për virusin.

Vendimi vjen pas ndryshimeve të mëdha të bëra nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr në qershor, i cili shkarkoi të gjithë anëtarët e mëparshëm të ACIP dhe i zëvendësoi me persona kritikë ndaj vaksinave.

SHBA e ka aplikuar dozën e lindjes që prej vitit 1991, duke parandaluar rreth 90 mijë vdekje. Ekspertët paralajmërojnë se heqja e rekomandimit universal mund të rrisë frikën e pabazuar ndaj vaksinës dhe të ulë mbrojtjen, duke sjellë më shumë infeksione te fëmijët dhe të rriturit.

Një pjesë e mjekëve në komitet votuan kundër, duke theksuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, si dhe rrezikun që krijon vonimi i dozës së parë deri në moshën dy muaj, sidomos kur testet e nënave mungojnë ose rezultojnë gabim.

Doza e lindjes mbetet e rekomanduar vetëm për foshnjat e nënave pozitive për hepatitin B. Ndryshimi nuk pritet të ndikojë në mbulimin nga sigurimet.

Reagime të ashpra erdhën edhe politikisht. Senatori Bill Cassidy, mjek hepatolog, e quajti vendimin “gabim të rëndë”. Vendimi përfundimtar i takon drejtorit të CDC-së.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme