Bota 3 September 2025, 13:22 Nga VNA

Kërcënohet me jetë Albin Kurti, grafite kanosëse ndaj kryeministrit në veri të Mitrovicës

Ndaje në Whatsapp
Kërcënohet me jetë Albin Kurti, grafite kanosëse ndaj

Kërcënohet kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti. Mediat në Kosovë raportojnë se mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit kujdestar është hapur rasti për “kanosje”.

Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic  në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, raporton KosovaPress.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.

 “Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një muri që ne e kemi hapur pas konsultimeve me prokurorinë si kanosje. Nuk ka të dyshuar ka pas shkrime edhe në rrjetin social serbe ‘Korridori’ pastaj ka dal edhe në mur është shkruar”, tha ai përmes një përgjigje me telefon. /Kosovapress

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme