Bota 16 March 2026, 18:05 Nga VNA

Keir Starmer mund të dërgojë anti-dronë në Lindjen e Mesme, çfarë është sistemi “Oktapod

Ndaje në Whatsapp
Keir Starmer mund të dërgojë anti-dronë në Lindjen e

Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptorë dronësh në Lindjen e e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusisë dhe Iranit.

Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britani për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani.

Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen çdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed.

Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anije në Gji, por ende nuk është marrë vendimi.

Sistemi interceptues anti-dronë “Oktapodi” është ideuar nga inxhinierët ukrainas dhe prodhohet në Britani, dhe kushton £ 2260 pound. Partneriteti mes Ukrainës dhe Britanisë është njoftuar në Janar nga Ministri britanik i Mbrojtjes John Healy.

Ukrainasit janë më të mirët në ndalimin e dronëve iranian qe u janë dhënë rusëve nga Irani në luftën në Ukrainë. Ndërkohë një opsion tjetër që po konsiderohet nga ekspertët britanik, sipas The Sunday Times të Londrës, është edhe përdorimi i dronëve autonom gjurmues të minave detare që përdoren nga Grupi i Ekspeditës së Flotës Detare britanike i cili gjendet aktualisht në zonën e Gjirit Persik.

Mënyra sesi funksionojnë këta dronë gjurmues minash është duke replikuar imazhin e pranisë së një anije, duke aktivizuar shpërthimin e sigurt te minave detare.

Momentalisht Britania ka katër sisteme dronësh në operim ose në prodhim  e sipër të koduar; Wilson, Sweep, Seacat dhe MMCM. Presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e aleatëve në ç’bllokimin e kalimit detar mjaft  të rëndësishëm për transportin e naftës nga Gjiri në pjesët e tjera të botës.

Ndihma e supozuar britanike vjen pasi presidenti amerikan tha se shpresonte se aleatët si Britani, do ndihmonin në rihapjen e Gjirit të Hormuzit, kur ditë më parë  pat deklaruar se  aeroplanmbajtësja britanike nuk ishte e nevojshme në operacionet ushtarake dhe e akuzoj kryeministrin britanik Starmer  se po i bashkohej luftës kur amerikanët ndërkohe e kishin fituar atë, por ende jo, ç’bllokimin e kalimit tejet të rëndësishëm detar të mbajtur peng nga Irani në këtë luftë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme