Bota 5 August 2025, 09:32 Nga VNA

Kafshë shtëpiake për të ushqyer grabitqarët, kopshti zoologjik danez prezanton skemën e re

Ndaje në Whatsapp
Kafshë shtëpiake për të ushqyer grabitqarët, kopshti

Një kopsht zoologjik në Danimarkë i ka kërkuar publikut të dhurojë kafshët shtëpiake të shëndetshme që nuk i duan më në një përpjekje për të siguruar ushqim për grabitqarët.

Kopshti Zoologjik Aalborg ka kërkuar donacione të pulave të gjalla, lepujve dhe derrave guinea, për të cilat thotë se u kryhet “eutanazi e lehtë” nga një staf i trajnuar. Kopshti pranon edhe kuaj dhe pronarët e tyre kanë mundësi të përfitojnë nga shkurtimi i taksave, raporton BBC.

Në një postim në Instagram, kopshti zoologjik thotë se ka “përgjegjësi për të imituar zinxhirin natyror ushqimor të kafshëve” dhe gjallesat e vogla “përbëjnë një pjesë të rëndësishme të dietës së  grabitqarëve tanë”.

Më tej thuhet se ushqimi i siguruar në këtë mënyrë “përngjan me atë që do të gjuante në jetën e egër” dhe kjo është e vërtetë për rrëqebullin euroaziatik.


Grabitqarë të tjerë që gjenden në kopsht janë luanët dhe tigrat.

Kafshët e vogla mund të dhurohen gjatë ditëve të javës jo më shumë se katër të tilla nëse nuk është caktuar një takim

Në faqen e internetit, poshtë fotos së një tigri duke ngrënë një copë mishi, renditen kushtet për dhurimin e kuajve.

Ata duhet të kenë një pasaportë dhe të mos kenë marrë mjekime për sëmundje gjatë 30 ditëve të mëparshme. Nëse dorëzimi kryhet me sukses, pronarët e kuajve përfitojnë ulje të taksave.

Në një deklaratë, drejtuesja e kopshtit zoologjik shpjegoi se kafshëve mishngrënëse u janë dhënë kafshë më të vogla “për shumë vite”.

“Kur kujdesesh për mishngrënësit, është e nevojshme t’u japësh ushqim, mundësisht me gëzof, kocka etj që dieta e tyre të jetë sa më natyrale të jetë e mundur”, shpjegoi ajo duke shtuar se “në Danimarkë, kjo praktikë është e zakonshme”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme