Bota 20 March 2026, 21:16 Nga VNA

Joe Kent: Irani nuk dorëzon armët pas asaj që i ndodhi Gaddafit

Ndaje në Whatsapp
Joe Kent: Irani nuk dorëzon armët pas asaj që i ndodhi Gaddafit

Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundërterrorizmit në SHBA, Joe Kent, deklaroi se strategjia e Iranit për të ruajtur kapacitetet ushtarake është “pragmatike”, duke iu referuar precedentit të Libisë.

Në një intervistë me gazetarin Tucker Carlson, Kent tha se Teherani ka nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me udhëheqësin libian Muammar Gaddafi, i cili hoqi dorë nga programi i armëve bërthamore përpara se regjimi i tij të rrëzohej.

“Strategjia iraniane është në fakt mjaft pragmatike… sepse ata panë çfarë i ndodhi Gaddafit në Libi kur tha: ‘Do t’i dorëzoj armët e mia bërthamore’”, u shpreh Kent.

Ai shtoi gjithashtu se, megjithëse Israel ka një inteligjencë shumë të avancuar dhe një ushtri të aftë, nuk është në gjendje të rrëzojë qeveri apo të destabilizojë vende të tjera pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Deklaratat e Kent vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa lufta mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit vazhdon të përshkallëzohet.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme