Bota 4 March 2026, 11:54 Nga VNA

Izraeli zgjeron sulmet në Liban, bombardohen ndërtesa në Bejrut dhe një hotel në Hazmieh. Të paktën 800 viktima

Ndaje në Whatsapp
Izraeli zgjeron sulmet në Liban, bombardohen ndërtesa në Bejrut

Ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet ushtarake në Liban, duke intensifikuar sulmet ajrore dhe avancimin në terren. Gjatë ditës së sotme, sulmet ajrore goditën të paktën pesë ndërtesa banimi në periferinë jugore të Bejrutit.

Disa nga këto goditje u kryen pasi banorët morën paralajmërime për evakuim, por sulme të tjera u realizuan pa paralajmërim, përfshirë edhe një goditje ndaj një hoteli në periferinë Hazmieh të kryeqytetit libanez.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes ka autorizuar ushtrinë të marrë nën kontroll pozicione të reja brenda territorit të Libanit. Sipas raportimeve, trupat izraelite kanë avancuar të paktën një kilometër nga shtatë pika të ndryshme përgjatë kufirit.

Situata në Liban mbetet shumë e tensionuar. Në qiell dëgjohen vazhdimisht avionë luftarakë dhe dronë izraelitë, ndërsa banorët raportojnë se po marrin telefonata që i paralajmërojnë të largohen nga ndërtesat ku jetojnë.

Frika dhe paniku janë rritur mes popullsisë, ndërsa konflikti po përshkallëzohet edhe më tej në rajon.

Në të njëjtën kohë, bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe Libanit vazhdojnë. Raportohet se një sulm ka goditur edhe ndërtesën e Asamblesë së Ekspertëve në qytetin iranian Qom, ndërsa numri i viktimave në të dy vendet ka kaluar 800 persona.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme