Bota 29 August 2025, 13:48 Nga VNA

Izraeli vret kryeministrin e rebelëve Huthi në Jemen, eleminohen edhe zyrtarë të lartë ushtarakë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli vret kryeministrin e rebelëve Huthi në Jemen, eleminohen edhe

Kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi në Jemen, Ahmed al Rahawi, është vrarë gjatë një serie sulmesh ajrore të ushtrisë izraelite në kryeqytetin Sana’a. Sulmet, të cilat goditën objektiva të rëndësishëm ushtarakë, kanë shkaktuar humbje të tjera në radhët e udhëheqjes së lartë të milicisë shiite të mbështetur nga Irani.

Sipas burimeve lokale, Al Rahawi humbi jetën në apartamentin e tij së bashku me disa bashkëpunëtorë të afërt, gjatë një bombardimi preciz të forcave izraelite. Autoritetet izraelite njoftuan se besohet se mes të vrarëve janë edhe ministri i Mbrojtjes së Huthive, Mohamed al Atifi, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave rebele, të cilët ndodheshin në një lokalitet në rrethinat e kryeqytetit.

Sulmet përkuan me një fjalim të paralajmëruar të liderit suprem të Huthive, Abdul Malik al Houthi, megjithatë, sipas autoriteteve izraelite, ai nuk ndodhej në zonat e goditura.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili miratoi operacionin së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe shefin e shtabit të ushtrisë, gjeneralin Eyal Zamir, deklaroi se kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të Huthive ndaj Izraelit dhe objektivave ndërkombëtare në rajon.

“Sikurse i kishim paralajmëruar, kush vë dorë ndaj Izraelit, do t’i priten duart”, u shpreh Katz në një deklaratë zyrtare.

Zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) konfirmuan se goditja kishte në shënjestër “regjimin terrorist ushtarak të Jemenit”.

Rebelët Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor, përfshirë kryeqytetin Sana’a dhe aksesin në Detin e Kuq, kanë ndërmarrë sulme të vazhdueshme me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe anijeve ndërkombëtare që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, në tetor 2023. Këto veprime janë paraqitur nga rebelët si shenjë solidariteti me popullin palestinez.

Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar nga udhëheqja Huthi mbi vdekjen e Al Rahawit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme