Bota 24 September 2025, 16:08 Nga VNA

Izraeli vijon operacionet në Gaza, vriten 40 persona

Ndaje në Whatsapp
Izraeli vijon operacionet në Gaza, vriten 40 persona

Izraeli ka hyrë në thellësi të Gazës në gjueti të organizatës Hamas dhe bazave të saj, për të realizuar mposhtjen e plotë dhe lirimin e pengjeve që ajo ka marrë dy vite më parë.

Të paktën 40 persona raportohet se janë vrarë gjatë aksionit të ditës së sotme sipas shërbimit të Mbrojtjes Civile në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet u përqendruan në zonën midis Rafah dhe Khan Yunis, ku besohet se Hamas ka edhe bazat nëntokësore me tunele.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se 40 persona u vranë, 22 prej të cilëve në një sulm ajror në një depo ku ishin strehuar dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, pranë tregut Fira, në sektorin lindor të qytetit të Gazës.

Shumë trupa, përfshirë edhe të mitur, raportohet se u nxorën nga rrënojat në zonën e tregut, sipas një gazetari të AFP-së. Kur u pyet nga Agjencia Franceze e Lajmeve, ushtria izraelite IDF u përgjigj se do të informohej.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, në fund të gushtit, një milion njerëz jetonin në Qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij. Sipas ushtrisë izraelite, mbi 600 mijë njerëz janë larguar nga zona.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme