Bota 25 September 2025, 16:15 Nga VNA

“Izraeli tejkaloi limitet në Gaza” – Meloni në OKB: Duhet të dalë nga kurthi i kësaj lufte

Ndaje në Whatsapp
“Izraeli tejkaloi limitet në Gaza” – Meloni në OKB:

 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbajtur një fjalim të fortë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kritikoi hapur veprimet e Izraelit në Luftën e Gazës. Ajo u shpreh se Tel Avivi ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit dhe ka thyer normat themelore humanitare, duke shkaktuar viktima masive në mesin e civilëve.
"Izraeli e ka tejkaluar kufirin e parimit të proporcionalitetit, duke thyer normat humanitare dhe duke shkaktuar një masakër midis civilëve. Izraelit duhet të dalë nga kurthi i kësaj lufte. Duhet ta bëjë këtë për historinë e popullit hebre, për demokracinë e tij, për të pafajshmit, për vlerat universale të botës së lirë, pjesë e së cilës është”, deklaroi Meloni në fjalën e saj.

Kryeministrja italiane theksoi gjithashtu se Italia mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e një shteti palestinez, por sqaroi se ky hap nuk mund të ndërmerret për sa kohë që Hamasi vijon të ketë një rol qeverisës në enklavë. Ajo e konsideroi këtë organizatë terroriste si përgjegjësen kryesore për shpërthimin e konfliktit, duke iu referuar sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

“Hamasi është ai që nisi këtë luftë përmes një akti të pashembullt terrorizmi. Njohja e një shteti palestinez nuk mund të bëhet duke shpërblyer terrorizmin, por vetëm kur garantohen kushtet për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, theksoi Meloni.

Në fjalimin e saj, kreu i qeverisë italiane foli edhe për luftën në Ukrainë, duke akuzuar hapur Rusinë për shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Ajo tha se Moska ka shkelur qëllimisht Nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të një shteti të pavarur, me synimin e qartë për të aneksuar territore të reja.

Sipas Melonit, deri më sot Rusia nuk ka treguar asnjë gatishmëri për të marrë seriozisht thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për t’u ulur në tryezën e negociatave për paqe. “Kjo plagë e thellë e shkaktuar mbi të drejtën ndërkombëtare ka krijuar pasoja destabilizuese që shkojnë shumë përtej kufijve të kësaj lufte”, nënvizoi ajo.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme