Bota 11 October 2025, 12:56 Nga VNA

Izraeli refuzon lirimin e rivalit kryesor politik të Hamasit

Ndaje në Whatsapp
Izraeli refuzon lirimin e rivalit kryesor politik të Hamasit

Lideri më i njohur dhe potencialisht më unifikues palestinez, Marwan Barghouti, nuk është përfshirë në listën e të burgosurve që Izraeli synon të lirojë në këmbim të pengjeve. 66-vjeçari është figurë udhëheqëse e Fatahut, rivalit kryesor politik të Hamasit, dhe shihet gjerësisht si pasues i mundshëm i presidentit Mahmoud Abbas, që drejton Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, deklaroi për Al Jazeera se lëvizja këmbëngul për lirimin e Barghoutit, por Izraeli e konsideron atë si terrorist. Sipas disa ekspertëve, frika e Izraelit ndaj Barghoutit lidhet me faktin se ai është një mbështetës i zgjidhjes me dy shtete, edhe pse ka përkrahur rezistencën e armatosur ndaj pushtimit, çka e bën një figurë të fuqishme mobilizuese për palestinezët.

Kush është Marwan Barghouti?

I lindur në Bregun Perëndimor, Barghouti u bë i njohur si udhëheqës i protestave studentore kundër pushtimit izraelit gjatë studimeve në Universitetin Bir Zeit. Ai më pas u shfaq si organizator i kryengritjes së parë palestineze (Intifada), që shpërtheu në dhjetor 1987. Izraeli e dëboi në Jordani, por ai u rikthye në Bregun Perëndimor në vitet ’90 si pjesë e marrëveshjeve të përkohshme të paqes që synonin krijimin e një shteti palestinez.

Barghouti u bë kreu i Fatahut në Bregun Perëndimor dhe, gjatë Intifadës së Dytë, Izraeli e akuzoi si udhëheqës të Brigadave të Dëshmorëve të Al-Aqsa, një grup i armatosur i lidhur me Fatahun që kreu sulme ndaj izraelitëve. Ai nuk ka komentuar lidhjet e tij me këtë grup.

Në një editorial të vitit 2002 në The Washington Post, Barghouti shkroi: “Nuk jam terrorist, por as pacifist.” Pak kohë më pas, ai u arrestua nga Izraeli dhe zgjodhi të mos mbrohej në gjyq, duke mos e njohur autoritetin e gjykatës.

Aktualisht, ai po vuan disa dënime të përjetshme, pasi u dënua në vitin 2004 për sulme që shkaktuan vdekjen e pesë personave në Izrael. Në burg, ai ka udhëhequr një grevë urie 40-ditore me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë e 500 të burgosurve, duke kërkuar trajtim më të mirë.

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme