Bota 28 September 2025, 15:15 Nga VNA

Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza, 77 të vrarë brenda 24 orëve

Ndaje në Whatsapp

Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza, 77 të

Tanket izraelite kanë hyrë më thellë në lagjet rezidenciale të qytetit të Gazës, duke e shndërruar qendrën urbane në skenë luftime të ashpra dhe bombardimesh të pandërprera. Autoritetet shëndetësore në Gaza raportojnë se nuk kanë mundur t’i përgjigjen dhjetëra thirrjeve për ndihmë, ndërsa numri i viktimave është në rritje të vazhdueshme.

Sipas dëshmitarëve dhe mjekëve, tanket kanë avancuar në zonat Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al-Naser, duke u afruar drejt qendrës dhe perëndimit të qytetit, ku janë strehuar qindra mijëra civilë. Ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 140 sulme ajrore mbi “objektiva ushtarake”, duke vrarë militantë dhe shkatërruar infrastrukturë që e konsideron të përdorur nga Hamas.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njofton se të paktën 77 persona janë vrarë brenda një dite nga zjarri izraelit. Vetëm të dielën, pesë civilë humbën jetën në një sulm në zonën Al-Naser, ndërsa 16 të tjerë u vranë nga bombardimet mbi banesa në pjesën qendrore të Gazës. Përveç viktimave, Shërbimi i Emergjencës Civile në Gaza raporton se Izraeli ka refuzuar 73 kërkesa të dërguara përmes organizatave ndërkombëtare për shpëtimin e të plagosurve.

Kriza humanitare po thellohet me shpejtësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se katër spitale në qytetin e Gazës janë mbyllur vetëm gjatë këtij muaji, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se edhe disa qendra kundër kequshqyerjes kanë pezulluar aktivitetin.

Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza, 77 të

Në planin diplomatik, Hamas thotë se nuk ka marrë ndonjë propozim të ri nga ndërmjetësit, pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se “një marrëveshje për Gazën është e mundshme”. Trump pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ambasadori amerikan Mike Huckabee do të udhëtojë në Egjipt për konsultime me autoritetet vendase, që mbeten ndërmjetës kyç në këtë konflikt.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme