Bota 16 September 2025, 15:40 Nga VNA

Izraeli paralajmëron sulm në Jemen: Kushdo që qëndron në zonë, rrezikon jetën e tij

Ndaje në Whatsapp
Izraeli paralajmëron sulm në Jemen: Kushdo që qëndron

Ushtria izraelite ka njoftuar se të martën ka dhënë urdhër për evakuimin e portit Hodeida në Jemen, në Detin e Kuq, dhe paralajmëron një sulm në zonën e përcaktuar brenda orëve në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, sulmi synon një zonë të caktuar, të cilën ushtria e ka bërë të ditur përmes një harte, për shkak të aktiviteteve ushtarake të rebelëve Houthi në atë pikë.

“Kushdo që qëndron në zonë, rrezikon jetën e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Ai shton:

Paralajmërim urgjent për të gjithë ata që ndodhen në portin Hodeida të Jemenit

Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit do të ndërmarrë një sulm në orët në vijim në zonën e përcaktuar, për shkak të aktivitetit ushtarak të regjimit terrorist Houthi atje.

Për sigurinë tuaj, i bëjmë thirrje të gjithëve që ndodhen në portin e Hodeidës dhe në anijet e ankoruara aty të evakuojnë zonën menjëherë.

Qëndrimi në zonë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme