Bota 14 March 2026, 12:46 Nga VNA

Izraeli sulmon qëndrën shëndetësore në Liban: 12 punonjës mjekësorë të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli sulmon qëndrën shëndetësore në Liban: 12

Ushtria izraelite kërcënoi të shtunën se do të godasë objekte mjekësore dhe ambulanca në Liban, duke pretenduar se ato po përdoren për qëllime ushtarake nga grupi libanez Hezbollah.

Paralajmërimi erdhi disa orë pasi një sulm izraelit goditi një qendër shëndetësore në Libanin jugor, duke vrarë 12 punonjës të personelit mjekësor, përfshirë mjekë, paramedikë dhe infermierë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi në një njoftim se Hezbollah po bën “përdorim të gjerë ushtarak të ambulancave” si pjesë të aktiviteteve të tij.

Ai paralajmëroi se ushtria do t’i godasë objektet mjekësore dhe ambulancat nëse Hezbollah nuk ndalon përdorimin e tyre për qëllime ushtarake.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme