Bota 9 September 2025, 16:02 Nga VNA

Izraeli sulmon me raketë në Doha të Katarit udhëheqësit e lartë të Hamasit

Ndaje në Whatsapp
Izraeli sulmon me raketë në Doha të Katarit udhëheqësit

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid.

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular.

Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit.

IDF nga ana e saj e cilësoi sulmin “plotësisht efektiv dhe në shenjë”.

Një dëshmitar tha se tymi ngrihej mbi lagjen Katara të kryeqytetit të Katarit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarë të lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi, informon “Reuters”.

“Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, shtohet në deklaratë, duke specifikuar se “sulmi ishte i aktë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit ndaj Katarit, sipas asaj që një zyrtar i lartë izraelit i tha Channel 12. Al Jazeera, duke cituar një burim nga Hamasi, theksoi se objektivi i sulmit izraelit ishin anëtarët e ekipit negociues të organizatës që po takoheshin në kryeqytetin e Katarit. Nga ana e tij, Katari konfirmoi sulmin izraelit dhe e dënoi atë: “Sulmi izraelit shënjestroi ndërtesat ku banojnë disa zyrtarë të lartë të Hamasit”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme