Bota 13 September 2025, 17:30 Nga VNA

Izraeli: Nga qyteti i Gazës janë larguar 250.000 banorë

Ndaje në Whatsapp
Izraeli: Nga qyteti i Gazës janë larguar  250.000 banorë

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.

“Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, më shumë se çerek milion banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti për sigurinë e tyre”, tha në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.

Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.

“Ushtria izraelite po operon me forcë shumë intensive në zonën tuaj dhe është e përkushtuar që ta shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin [grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet në pamflet.

Izraeli, që ka paralajmëruar një operacion për marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës, po përballet me presion ndërkombëtar që të mos vazhdojë me planin. Por, shteti thotë se është i vendosur që të shkatërrojë Hamasin dhe thotë se Qyteti i Gazës është një prej bastioneve të fundit të grupit palestinez.

Javët e fundit, ushtria ka sulmuar ndërtesat shumëkatëshe, duke thënë se ato përdoren nga Hamasi.

OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë paralajmëruar se ofensiva e ushtrisë izraelite do të përkeqësojë situatën veçse katastrofike humanitare në Qytetin e Gazës, ku OKB-ja ka shpallur gjendje të urisë.

Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, nga mëngjesi i së shtunës të paktën pesë persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Një ditë më parë, të paktën 50 persona u vranë në mbarë Rripin e Gazës, sipas kësaj agjencie.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./REL 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme