Bota 11 January 2026, 09:28 Nga VNA

Izraeli në alarm pas mundësisë për ndërhyrje të SHBA në Iran, mes protestave masive kundër regjimit

Ndaje në Whatsapp

Izraeli në alarm pas mundësisë për ndërhyrje të

Izraeli është vënë në gjendje gatishmërie të lartë për shkak të mundësisë së një ndërhyrjeje ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, ndërsa autoritetet iraniane po përballen me protestat më të mëdha kundër qeverisë në vite, bëjnë të ditur burime izraelite për Reuters.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht ditët e fundit me ndërhyrje, duke paralajmëruar udhëheqësit e Teheranit që të mos përdorin forcë kundër demonstruesve. Të shtunën, Trump deklaroi se SHBA “është gati të ndihmojë”.

Burime izraelite, të pranishme në konsultime sigurie gjatë fundjavës, nuk sqaruan se çfarë përfshin konkretisht kjo gjendje alarmi. Izraeli dhe Irani u përplasën në një luftë 12-ditore në qershor, gjatë së cilës SHBA iu bashkua Izraelit në sulme ajrore ndaj objektivave iraniane.

Sipas një burimi izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutuan të shtunën në telefon mundësinë e një ndërhyrjeje amerikane në Iran. Një zyrtar amerikan konfirmoi bisedën, por pa dhënë detaje mbi temat e trajtuara.

Izraeli në alarm pas mundësisë për ndërhyrje të

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë sinjalizuar se mund të ashpërsojnë goditjen ndaj protestave masive që kanë përfshirë vendin. Izraeli, zyrtarisht, nuk ka shprehur dëshirë për të ndërhyrë drejtpërdrejt, por tensionet mbeten të larta për shkak të shqetësimeve izraelite mbi programin bërthamor dhe raketor të Iranit.

Në një intervistë për The Economist, Netanyahu paralajmëroi se çdo sulm iranian ndaj Izraelit do të sillte “pasoja të tmerrshme”, duke shtuar se lidhur me protestat “duhet parë se çfarë po ndodh brenda Iranit”.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme