Bota 19 October 2025, 12:53 Nga VNA

Izraeli ndërmerr sulm ajror në Gaza pas akuzave për shkelje të armëpushimit nga Hamasi

Ndaje në Whatsapp
Izraeli ndërmerr sulm ajror në Gaza pas akuzave për shkelje

Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një sulm në Rripin e Gazës, konkretisht në zonën e Rafahut, pas pretendimeve se Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, raporton The Times of Israel.

Sipas ushtrisë izraelite (IDF), militantë të Hamasit kanë kryer sulme ndaj trupave izraelite duke përdorur granatahedhës dhe zjarr snajperi, në një akt që ata e cilësojnë si "shkelje të guximshme" të armëpushimit.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Hamasit ka mohuar akuzat, duke theksuar se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes.

Të premten, IDF raportoi për një incident ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në Rafah, por pa shkaktuar viktima. Më vonë, ushtria deklaroi se kishte goditur një tjetër grup të armatosur pranë Khan Younisit, duke shtuar se do të vijojë të veprojë për të “neutralizuar çdo kërcënim të menjëhershëm”.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme