Bota 28 February 2026, 08:02 Nga VNA

Izraeli godet Iranin, shpallet gjendja emergjencës pas shpërthimeve në Terhan

Ndaje në Whatsapp

Izraeli godet Iranin, shpallet gjendja emergjencës pas shpërthimeve

Izraeli ka ndërmarrë atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon. Në një deklaratë të bërë paraditen e sotme, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë territorin e vendit, si masë paraprake përballë një reagimi të mundshëm nga Teherani.

Paralelisht, mediat iraniane raportuan për disa shpërthime në kryeqytetin Teheran, ku sipas pamjeve të publikuara janë vërejtur re të dendura tymi në zona të ndryshme të qytetit. Deri në këto momente, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar mbi natyrën apo shkakun e shpërthimeve.

Në Izrael, sirenat e alarmit janë aktivizuar në disa rajone, ndërsa qytetarët janë orientuar drejt strehimoreve si masë mbrojtëse nga një sulm i mundshëm me raketa. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se operacioni është ndërmarrë në kuadër të një strategjie parandaluese, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgatitur për mundësinë e një reagimi nga Irani.

Sipas raportimit të The Jerusalem Post, në një njoftim kombëtar IDF theksoi se paralajmërimi synon përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt territorit izraelit.

Situata mbetet dinamike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me shqetësim zhvillimin e fundit të tensioneve mes dy vendeve.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme