Bota 16 February 2026, 22:07 Nga VNA

Italia pjesëmarrëse në “Bordin e Paqes” për Gazën si vëzhguese, jo anëtare

Ndaje në Whatsapp
Italia pjesëmarrëse në “Bordin e Paqes” për

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, bëri të ditur se Italia është ftuar të marrë pjesë në mbledhjen e “Board of Peace” si vëzhguese dhe ka vlerësuar të arsyeshme të jetë e pranishme në këtë rol, ashtu si edhe Komisioni Evropian. Ai sqaroi se pjesëmarrja si anëtare nuk është e mundur, pasi neni 9 i statutit të Board-it bie ndesh me Kushtetutën italiane.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp pas takimit dypalësh me homologen kanadeze, Anita Anand. Tajani theksoi se Italia dëshiron të jetë protagoniste, por vetëm si vëzhguese, duke shtuar se vendi ka kontribuar ndjeshëm për Gazën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai nënvizoi se Italia është e gatshme të trajnojë policinë e re të Gazës dhe atë palestineze, si edhe të rrisë praninë e karabinierëve në Rafah, për hir të stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe ndërtimit të paqes.

Kryeministrja Giorgia Meloni nuk e ka konfirmuar ende udhëtimin në SHBA dhe i ka kërkuar Tajanit të jetë i gatshëm të përfaqësojë Italinë në samit. Ndërkohë, Friedrich Merz ka njoftuar se nuk do të shkojë në Uashington. Çështja është diskutuar në një mbledhje qeveritare në Pallatin Chigi mes Melonit, Tajanit dhe Matteo Salvini, në prag të raportimit të ministrit të Jashtëm në Parlament mbi pjesëmarrjen e Italisë në këtë nismë.

Seanca në Dhomën e Deputetëve është parashikuar në orën 13:30, ku opozita pritet të shprehet kundër Board-it. Më pas, në orën 16:45, Tajani do të raportojë para komisioneve të Jashtme dhe Mbrojtjes, sipas njoftimit të presidentit të Senatit, Ignazio La Russa.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme