Bota 9 October 2025, 18:34 Nga VNA

Italia drejt ndalimit të veshjeve që mbulojnë fytyrën, masa të reja për “mbrojtjen e identitetit kombëtar”

Ndaje në Whatsapp
Italia drejt ndalimit të veshjeve që mbulojnë fytyrën, masa

Partia në pushtet në Itali, Fratelli d’Italia, ka paraqitur një projektligj që synon ndalimin e veshjeve myslimane që pengojnë njohjen e fytyrës në hapësirat publike. Sipas deklaratës së lëshuar të mërkurën, shkelësit e ndalimit mund të përballen me gjoba deri në 3,000 euro, kanë raportuar mediat lokale.

Projektligji parashikon ndalimin e plotë të mbulimit të fytyrës me vello në vende publike, përfshirë shkollat, universitetet, zyrat dhe ambientet tregtare. Përveç kësaj, masa përfshin rregulla më të rrepta për transparencën financiare të vendeve të kultit, duke synuar të lehtësojë gjurmimin e fondeve të huaja.

Drafti propozon gjithashtu ndalimin e “testeve të virgjërisë” dhe dënime më të ashpra për martesat e detyruara, të cilat partia i cilëson si praktika që cenojnë dinjitetin njerëzor.

Sipas deklaratës zyrtare, qëllimi i nismës është “mbrojtja e identitetit italian, sigurisë së qytetarëve dhe lirisë së grave”. Fratelli d’Italia thekson se masa nuk synon kufizimin e lirisë fetare, por parandalimin e abuzimeve që, sipas saj, shkojnë kundër kushtetutës dhe normave shoqërore të vendit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme