Bota 22 October 2025, 18:36 Nga VNA

Itali/ Vonuan trajtimin e djalit 14-vjeçar me kancer, prindërit në gjyq për vrasje me dashje të mundshme

Ndaje në Whatsapp
Itali/ Vonuan trajtimin e djalit 14-vjeçar me kancer, prindërit

Dy prindër në Itali përballen në proces gjyqësor pasi pranuan rrezikun e vdekjes së djalit të tyre duke mos i garantuar trajtimin e duhur, pas një diagnoze të qartë: kancer. Quhej Francesco dhe ishte 14 vjeç – viktima e radhës e të rriturve që, në mënyrë absurde, besojnë se kanceri mund të trajtohet pa ilaçe.

Metoda Hamer

Si në rastin e “metodës Hamer”, e cila – siç kujton faqja e Fondacionit Italian për Kërkime mbi Kancerin (AIRC) – bazohet “në pseudo-teori që kurrë nuk janë testuar në mënyrë shkencore serioze. Pretendimi i pabazë është se tumori është rezultat i një konflikti psiko-emocional. Përveçse janë të pabazuara, parimet e kësaj metode mohojnë gjithçka që është vërtetuar shkencërisht për funksionimin e trupit të shëndetshëm dhe të sëmurë. Metoda Hamer refuzon përdorimin e barnave, duke shkaktuar vonesa të mëdha në fillimin e terapisë dhe duke e kthyer kështu një tumor të trajtueshëm në një sëmundje të pashërueshme.”

Hamer vdiq në vitin 2017, por fatkeqësisht, idetë e tij absurde vazhdojnë të përhapen. Në vitin 2021, u bë përfundimtare dënimi për një mjeke që trajtoi një paciente me kancer me çajra dhe psikoterapi – duke e çuar drejt vdekjes.

Rasti në Vicenza

Gjyqi ndaj çiftit prindëror nisi dje më 21 tetor përpara Gjykatës së Apelit të Vicenzës për vrasje me dashje të mundshme (omicidio con dolo eventuale). Rasti u diskutua gjatë seancës paraprake të enjten në mëngjes përpara gjyqtarit për hetimet paraprake.

Thelbi i akuzës së prokurorisë, e përfaqësuar nga prokurori Paolo Fietta, është vendimi i prindërve për të vonuar trajtimin mjekësor të nevojshëm për mbijetesën e djalit të tyre – nxënës në shkollën e mesme – ndërkohë që ata kërkonin opinionet e pesë mjekëve të ndryshëm. Rasti arriti në prokurorinë për të mitur pas një sinjalizimi nga Shërbimet Sociale. Djali, pas disa vizitave në spitale të ndryshme, përfundoi në Vicenza, ku vdiq në fillim të vitit të kaluar.

Hetimet

Në spitalin San Bortolo, ku adoleshenti ishte shtruar pas diagnozës, ai iu nënshtrua një ekzaminimi nga një ekspert i caktuar nga gjykata, i cili konstatoi se pacienti nuk kishte marrë terapitë e nevojshme për trajtimin e kancerit. Pas kësaj ndodhi edhe vdekja e tij. Në ditët në vijim, policia gjyqësore mori në pyetje dy prindërit, duke rindërtuar ecurinë e ngjarjes. Bazuar në dëshmitë e tyre dhe në ekspertizën e kryer në San Bortolo, Prokuroria ngriti akuzën për vrasje me dashje (omicidio volontario).

Raste të ngjashme

Duke bërë dallimet e nevojshme, kjo histori kujton rastin e Lino Bottaro dhe Rita Benini, një çift nga Padova i dënuar përfundimisht me dy vite burg – por për vrasje nga pakujdesia (omicidio colposo) – pasi refuzuan që vajza e tyre 17-vjeçare, Eleonora, e diagnostikuar me leukemi limfoblastike akute, të merrte kimioterapi. Sipas mjekëve, ajo kishte rreth 80% shanse për shërim, por familja zgjodhi metodën Hamer, duke e trajtuar vetëm me kortizon dhe vitaminë C.

 Në fillim të këtij viti, u bë përfundimtare edhe dënimi për një mjek që trajtoi një infeksion të veshit të një fëmije me ilaçe homeopatike. Djali, Francesco, 7 vjeç, vdiq nga encefaliti. Një antibiotik do t’ia kishte shpëtuar jetën. 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme