Bota 25 February 2026, 14:13 Nga VNA

Itali shtrëngon ligjin: Test i menjëhershëm për alkool e drogë në punë dhe gjoba për çdo punonjës “në të zezë”

Ndaje në Whatsapp

Itali shtrëngon ligjin: Test i menjëhershëm për alkool e

Në Itali, kontrollet për alkool dhe drogë në vendin e punës do të mund të kryhen edhe në mënyrë të menjëhershme gjatë orarit të punës, nëse ekziston një dyshim i arsyeshëm për përdorim nga ana e punonjësve në aktivitete me rrezik të lartë.

Kjo parashikohet në një qarkore të publikuar nga Inspektorati Kombëtar i Punës, në zbatim të nenit 17 të dekretit të sigurisë (DL 159/2025), i cili është kthyer tashmë në ligj.

Deri më tani, kontrollet anti-alkool dhe anti-drogë kryheshin vetëm periodikisht ose pas një incidenti. Me ndryshimet e reja, testet mund të realizohen në çdo moment gjatë punës, por vetëm për aktivitete që konsiderohen me rrezik dhe nga mjeku kompetent.

Megjithatë, zbatimi i plotë i masës do të nisë vetëm pas përfundimit të Marrëveshjes Shtet-Rajone, e cila do të përcaktojë në detaje kushtet dhe mënyrat e verifikimit të varësisë nga alkooli dhe droga.

Ndërkohë, për të rritur disponueshmërinë e mjekëve kompetentë, parashikohet që organizmat e përbashkët të ndërmarrjeve të vogla (deri në 10 punonjës) të mund të lidhin marrëveshje me autoritetet shëndetësore lokale ose me mjekë të autorizuar për të përmbushur detyrimet e mbikëqyrjes shëndetësore.

Objektivi i kontrolleve është parandalimi i aksidenteve në punë, duke shmangur situatat kur punonjësit nuk janë në gjendje të plotë për të kontrolluar veprimet e tyre.

Qarkorja sjell edhe risi të tjera në fushën e sigurisë në punë. Futet detyrimi për “badge ndërtimi”, i cili do të ketë edhe format digjital me kod unik kundër falsifikimit. Mosrespektimi i këtij detyrimi do të ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 500 euro për çdo punonjës.

Po ashtu, parashikohet heqja e 5 pikëve nga “patenta me pikë” e kompanive për çdo punonjës të padeklaruar (“në të zezë”), pavarësisht nga numri i ditëve të punës së parregullt.

Masat e reja synojnë forcimin e sigurisë në vendin e punës dhe luftën kundër punës informale në Itali.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme