Bota 3 August 2025, 22:05 Nga VNA

Ish-prokurori Jack Smith nën hetim për përfshirje politike kundër Trump gjatë zgjedhjeve 2024

Ndaje në Whatsapp
Ish-prokurori Jack Smith nën hetim për përfshirje politike

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim zyrtar ndaj ish-prokurorit Jack Smith, pas akuzave se ka keqpërdorur pozitën e tij me qëllim ndikimi politik ndaj kandidaturës së Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane dhe konfirmuar përmes një emaili të zbuluar nga The New York Post, dërguar nga këshilltari i lartë Charles Baldis.

Jack Smith ishte emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i administratës Biden, Merrick Garland, për të hetuar dy çështje madhore ndaj Donald Trump: trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe rolin e tij në ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol. Megjithatë, të dyja rastet janë rrëzuar nga gjykatat federale pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025. Smith dha dorëheqjen pak pas kësaj, në të njëjtin muaj. Hetimi është iniciuar nga Njësia për Zbatimin e Aktit Hatch – një ligj federal që ndalon zyrtarët publikë të përfshihen në veprimtari politike. Senatori republikan Tom Cotton, i cili kërkoi hetimin, deklaroi se “veprimet e Smith ishin të qëllimshme dhe të drejtuara për të dëmtuar kandidaturën e Donald Trump, duke favorizuar fushatën e presidentit Biden”. Sipas tij, Smith kishte përshpejtuar hetimet në mënyrë të qëllimshme për të ndikuar në kaukuset e para në Iowa dhe në dinamikën e zgjedhjeve presidenciale, gjë që ai e quajti “abuzim të pastër të pushtetit publik”. Smith nuk ka komentuar ende publikisht për hetimin, por në deklaratat e mëparshme ka këmbëngulur se veprimet e tij kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe tërësisht të pavarura nga çfarëdo ndikimi politik.

Ky zhvillim i ri ka shtuar interesimin edhe për rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u arrestua në prag të një vizite në Shtëpinë e Bardhë, ku pritej të firmosej një marrëveshje paqeje me Serbinë. Akuza për motivim politik të arrestimit të tij ka ekzistuar më herët në qarqet politike të rajonit, por hetimi ndaj Jack Smith – i cili mbikëqyri edhe prokurorë të tjerë amerikanë të përfshirë në çështjen Thaçi – ka shtuar spekulimet se mund të ketë pasur ndikim politik edhe në atë rast.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme