Bota 25 September 2025, 17:47 Nga VNA

Ish-presidenti Sarkozy dënohet me 5 vite burg për aferën “Libia”

Ndaje në Whatsapp
Ish-presidenti Sarkozy dënohet me 5 vite burg për aferën

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me pesë vite burg pasi u shpall fajtor për komplot kriminal, në një çështje që lidhet me miliona euro financime të paligjshme nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi. Gjykata e Parisit e shpalli të pafajshëm për akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës. Megjithatë, vendimi parashikon që ai të vuajë dënimin edhe nëse e apelon, gjë që Sarkozy ka thënë se do ta bëjë.

Duke folur pas seancës së së enjtes, 70-vjeçari, president nga viti 2007 deri në 2012, e quajti vendimin “jashtëzakonisht serioz për shtetin e së drejtës”. Ai, i cili prej kohësh pretendon se çështja është e motivuar politikisht, akuzohej se kishte përdorur fondet e Gaddafit për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2007. Prokuroria pretendoi se në këmbim Sarkozy i kishte premtuar Gaddafit ndihmë për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar, por gjykata vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar që fondet ishin përdorur nga ai personalisht.

Përveç burgut, Sarkozy u gjobit edhe me 100 mijë euro. Vendimi shkaktoi habi në sallën e gjyqit dhe përbën një goditje të rëndë për ish-presidentin, i cili gjithmonë ka pohuar pafajësinë e tij. “Nëse duan patjetër të fle në burg, do të fle, por me kokën lart,” deklaroi ai para mediave.

Hetimet nisën në vitin 2013, pasi djali i Gaddafit, Saif al-Islam, e akuzoi Sarkozy-n për marrje të miliona eurove nga regjimi i të atit. Më pas, një biznesmen libanez, Ziad Takieddine, pretendoi se kishte prova të shkruara për financimin e fushatës me 50 milionë euro. Në këtë proces u gjykuan edhe ish-ministrat e brendshëm Claude Gueant dhe Brice Hortefeux: i pari u shpall fajtor për korrupsion, ndërsa i dyti për komplot kriminal.

Edhe bashkëshortja e Sarkozy-t, ish-modelja dhe këngëtarja Carla Bruni, është akuzuar për fshehje provash dhe bashkëpunim për mashtrim lidhur me këtë çështje, akuza të cilat ajo i mohon. Sarkozy ndërkohë po apelon edhe një dënim tjetër prej një viti për tejkalim të shpenzimeve në fushatën e vitit 2012, si dhe një vendim të vitit 2021, kur u shpall fajtor për tentativë korrupsioni ndaj një gjyqtari. Në atë rast, dënimin iu lejua ta vuante në shtëpi me byzylyk elektronik.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme