Bota 1 September 2025, 20:55 Nga VNA

Irlanda refuzon obligacionet izraelite, zhvendosen në Luksemburg

Ndaje në Whatsapp
Irlanda refuzon obligacionet izraelite, zhvendosen në Luksemburg

Në Irlandë opinioni publik dhe politika kanë dalë hapur kundër Bankës Qendrore Irlandeze për rolin e saj si autoritet miratues i obligacioneve të diasporës që emeton Izraeli.

Pas presionit të ligjvënësve irlandezë dhe grupeve pro-palestineze, Izraeli është detyruar të zhvendosë procesin e sigurimit të miratimit të BE-së për prospektin e obligacioneve nga Irlanda në Luksemburg. Grupi i kundërshtarëve i ka kërkuar Bankës Qendrore të Irlandës të mos lehtësojë shitjet, duke theksuar se Izraeli nuk mund të mbledhë fonde në BE teksa zhvillon një luftë gjenocidale në Gaza, ku mbi 63 mijë njerëz, shumica civilë, kanë humbur jetën.

Banka Qendrore e Irlandës deklaroi se ishte e detyruar ligjërisht të miratonte obligacionet nëse plotësoheshin kushtet. Megjithatë, një letër e guvernatorit Gabriel Makhlouf konfirmoi se miratimi është transferuar tashmë në Luksemburg, ku është publikuar prospekti i ri i obligacioneve të Izraelit.

Obligacionet e diasporës izraelite kanë një volum të vogël dhe shiten kryesisht brenda komuniteteve hebraike në botë. Ato shërbejnë si shtesë ndaj obligacioneve shtetërore për të mbuluar deficitin buxhetor, i cili është rritur ndjeshëm për shkak të luftës. Fushata e fundit për emetimin e tyre u lançua në tetor 2023, në kulmin e konfliktit.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po përgatitet të licencojë një bankë izraelite.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme