Bota 5 March 2026, 15:55 Nga VNA

Irani raporton se janë vrarë 1230 persona që nga fillimi i konfliktit me SHBA-të dhe Izraelin

Ndaje në Whatsapp

Irani raporton se janë vrarë 1230 persona që nga fillimi i

Agjencia zyrtare e lajmeve ‘Irna’ e Iranit raportoi sot se 1230 persona janë vrarë që nga fillimi i fushatës së bombardimeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit të shtunën.

AFP-ja franceze nuk ishte në gjendje të verifikonte numrin e saktë të viktimave për momentin.

Numërimi i mëparshëm, i transmetuar dje, të mërkurën, tha se 1045 persona, civilë dhe ushtarë, ishin vrarë.

“Numri i martirëve të sulmit ushtarak arriti në 1230 më 5 mars”, raportoi Irna, duke cituar një deklaratë nga Fondacioni i Martirëve dhe Veteranëve.

Më herët, edhe Gjysmëhëna e Kuqe kishte informuar për numër të lartë viktimash që nga e shtuna, dita kur nisi lufta mes SHBA-Izrael dhe Iranit.

Mes viktimave ishte edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, disa familjarë të tij dhe zinxhiri komandues i ushtrisë dhe Gardës Revolucionare.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme