Bota 23 March 2026, 07:55 Nga VNA

Irani pas ultimatumit të Trump kërcënon të godasë kompanitë dhe energjinë në Gjirin Persik

Ndaje në Whatsapp
Irani pas ultimatumit të Trump kërcënon të godasë

Pas ultimatumit 48-orësh të Shtëpisë së Bardhë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Irani ka reaguar me një paralajmërim të fortë duke thënë se infrastruktura energjetike dhe kompanitë e lidhura me Shtetet e Bashkuara në rajonin e Gjirit do të konsiderohen “objektiva legjitime”.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e cilësoi ultimatumit amerikan si një akt “dëshpërimi”. Ndërsa kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se infrastruktura kritike e energjisë dhe e naftës në rajon mund të goditet dhe “të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme”, gjë që sipas tij do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të naftës për një kohë të gjatë.

Teherani paralajmëroi gjithashtu se mund të bllokojë plotësisht Ngushticën e Hormuzit derisa infrastruktura e tij energjetike të rindërtohet. Një veprim i tillë mund të përkeqësojë edhe më tej konfliktin dhe të prishë marrëdhëniet e Iranit me vende si Kina dhe India, por kontrolli i kësaj rruge strategjike për eksportin e naftës mbetet një nga armët kryesore të Teheranit në luftë.

Sipas disa raportimeve, disa anije kanë paguar deri në 2 milionë dollarë për të marrë leje tranziti nëpër ngushticë, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten pas sulmeve reciproke mes Iranit, Izraelit dhe forcave amerikane.

Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se konflikti ka hyrë në atë që quhet “kurthi i përshkallëzimit”, ku sukseset taktike ushtarake mund të shtyjnë palët drejt veprimeve gjithnjë e më agresive, ndërsa diplomacia për momentin duket se ka shumë pak hapësirë.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme