Bota 19 March 2026, 12:32 Nga VNA

Irani paralajmëron: “Përgjigjja jonë nuk ka përfunduar ende”

Ndaje në Whatsapp

Irani paralajmëron: “Përgjigjja jonë nuk ka përfunduar

Irani ka paralajmëruar për një reagim edhe më të ashpër në rast të sulmeve të reja ndaj infrastrukturës së tij energjetike, pas bombardimit të djeshëm të kompleksit të gazit South Pars.

Zëdhënësi i shtabit qendror Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, deklaroi për mediat iraniane se sulmi ndaj objekteve energjetike të Republikës Islamike ishte një “gabim i rëndë” dhe se përgjigjja e Iranit është ende në zhvillim.

“Ne paralajmërojmë armikun se ka kryer një gabim të madh duke sulmuar infrastrukturën energjetike të Iranit. Përgjigjja jonë është në proces dhe nuk ka përfunduar ende”, tha ai. Zolfaqari shtoi se nëse sulme të tilla përsëriten, objektivat energjetike të kundërshtarëve dhe të aleatëve të tyre mund të bëhen objekt i sulmeve deri në shkatërrimin e plotë të tyre, duke paralajmëruar një reagim edhe më të fortë.

Ndërkohë, dymbëdhjetë vende arabe dhe islamike kanë dënuar sulmet e kryera nga Irani, duke i bërë thirrje Teheranit t’i ndalojë ato. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm theksuan se sulme të tilla “nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe me asnjë pretekst”.

Deklarata u bë pas një takimi të thirrur nga Arabia Saudite, ku morën pjesë përfaqësues nga Bahreini, Egjipti, Jordania, Kuvajti, Libani, Pakistani, Katari, Siria, Turqia, Azerbajxhani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme