Bota 18 March 2026, 16:57 Nga VNA

Irani paralajmëron sulme ndaj rafinerive në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Katar

Ndaje në Whatsapp

Irani paralajmëron sulme ndaj rafinerive në Arabinë Saudite,

Autoritetet iraniane kanë identifikuar pesë objekte të naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar që, sipas tyre, mund të jenë objektiv sulmesh në orët në vijim.

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, në listë përfshihen rafineria SAMREF dhe kompleksi petrokimik Jubail në Arabinë Saudite, fusha e gazit Al Hosn në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe rafineria Ras Laffan dhe kompleksi petrokimik Mesaieed në Katar.

Paralajmërimi vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm në Iran, ku u godit rafineria e madhe e naftës dhe gazit në Asaluyeh, në provincën e Bushehr-it. Pas sulmit shpërtheu një zjarr në disa seksione të rafinerisë dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e punonjësve.

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se situata është nën kontroll, por kanë shprehur zemërim të madh për sulmin ndaj një prej objekteve më të rëndësishme energjetike të vendit.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga Teherani, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) ka lëshuar urdhra evakuimi për disa objekte të naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit, duke paralajmëruar se një kundërpërgjigje mund të ndodhë në orët e ardhshme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme