Bota 5 March 2026, 09:06 Nga VNA

Irani bën bilancin/ 926 viktima dhe 6 mijë të plagosur nga sulmet amerikane dhe izraelite

Ndaje në Whatsapp
Irani bën bilancin/ 926 viktima dhe 6 mijë të plagosur nga sulmet

Të paktën 926 persona janë vrarë dhe 6,186 të tjerë janë plagosur në sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit.


Shifrat u raportuan edhe nga gazeta amerikane The Washington Post, e cila citoi autoritetet iraniane për bilancin e viktimave.

Sipas ministrisë, mes viktimave ka edhe shumë të mitur. Rreth 180 prej personave që u vranë ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa viktima më e re ishte vetëm një vjeç. 

Autoritetet shtuan gjithashtu se 13% e viktimave ishin gra dhe vajza, duke theksuar ndikimin e madh që kanë pasur sulmet mbi popullsinë civile në vend. Sulmet dhe përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë rritur shqetësimet ndërkombëtare për një konflikt më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme