Bota 15 January 2026, 16:49 Nga VNA

Iran në gatishmëri maksimale: Garda Revolucionare flet për “luftë hibride”, SHBA godet me sanksione të reja

Ndaje në Whatsapp

Iran në gatishmëri maksimale: Garda Revolucionare flet për

Siguria është forcuar ndjeshëm në Teheran, mes pasigurisë për zhvillimet e radhës pas valës së protestave që kanë tronditur Iranin javët e fundit. Një banor i kryeqytetit i tha Al Jazeera-s se prania e forcave të sigurisë është rritur dukshëm, ndërsa autoritetet po mbajnë situatën nën kontroll të rreptë. Hapësira ajrore iraniane është rihapur për trafikun civil pas një mbylljeje të përkohshme, ndërkohë që protestat janë zbehur, por tensioni mbetet i lartë.

Në këtë klimë, një komandant i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se forcat e armatosura iraniane janë në “gatishmërinë më të lartë të mundshme”. Gjenerali Mohammad Karami tha se Irani po përballet me një “luftë gjithëpërfshirëse dhe hibride”, që shtrihet në fronte ekonomike, sociale, politike dhe kibernetike.

Paralelisht, administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit, duke goditur më shumë se një duzinë kompanish dhe individësh, përfshirë edhe Burgun e Fardisit. Sanksionet përfshijnë subjekte me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Mbretërinë e Bashkuar dhe vetë Iranin.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj atyre që qeveria i cilëson si “terroristë” pas trazirave, duke deklaruar se shteti do të përdorë të gjitha kapacitetet për t’i shtypur. Ai përsëriti akuzat se protestat janë nxitur nga SHBA dhe Izraeli, me synimin për destabilizimin e vendit.

Në planin diplomatik, Kanadaja njoftoi se një shtetas kanadez është vrarë në Iran gjatë protestave, duke akuzuar drejtpërdrejt autoritetet iraniane. Ministrja e Jashtme kanadeze dënoi dhunën dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të represionit.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian u përpoq të ulë tensionet, duke premtuar reforma ekonomike, luftë kundër korrupsionit dhe masa për stabilizimin e monedhës, në një përpjekje për të adresuar pakënaqësitë që nxitën protestat.

Mes sanksioneve, kërcënimeve ushtarake dhe pakënaqësisë sociale, Irani duket se po hyn në një fazë të re përballjeje të brendshme dhe ndërkombëtare, ku çdo zhvillim mund të ndezë sërish rrugët.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme