Bota 20 March 2026, 21:23 Nga VNA

India ndalon filmin për vajzën palestineze të vrarë në Gaza, për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Izraelin

Ndaje në Whatsapp
India ndalon filmin për vajzën palestineze të vrarë në

Autoritetet indiane të certifikimit të filmave kanë bllokuar publikimin e filmit të nominuar për Oscar “The Voice of Hind Rajab”, duke argumentuar se shfaqja e tij mund të dëmtojë marrëdhëniet mes Indisë dhe Izraelit.

Sipas raportimeve të publikuara nga revista Variety, Bordi Qendror i Certifikimit të Filmave në Indi refuzoi të japë miratimin për shpërndarjen e filmit, duke i thënë distributorëve se publikimi i tij “mund të prishë marrëdhëniet Indi-Izrael”.

Filmi i regjisores tuniziane Kaouther Ben Hania rrëfen historinë e Hind Rajab, një vajzë pesëvjeçare palestineze në Gaza, e cila sipas rrëfimit të dokumentarit u vra pasi ushtarët izraelitë qëlluan qindra plumba drejt makinës ku ajo priste të shpëtohej.

Dokudrama u prit me shumë emocione në Festivalin e Filmit në Venecia, ku mori një ovacion në këmbë prej 23 minutash në premierën e saj.

Distributori i filmit në Indi, Manoj Nandwana, tha se e kishte paraqitur për miratim në shkurt me synimin për ta shfaqur në mars, por vendimi i autoriteteve e bllokoi publikimin. Sipas tij, refuzimi erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri indian Narendra Modi zhvilloi një vizitë shtetërore në Izrael.

Prodhuesit e filmit e kanë kritikuar ashpër vendimin. Badie Ali, bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit Watermelon Pictures, tha se censurimi i filmit ngre pyetje serioze.

“Që kur klithma për ndihmë e një vajze pesëvjeçare është kërcënim diplomatik?”, u shpreh ai, duke shtuar se censura vetëm tregon se historia e Hind Rajab ende tremb ata që janë në pushtet.

Regjisorja Ben Hania reagoi gjithashtu duke ironizuar vendimin në rrjetet sociale, duke pyetur nëse marrëdhëniet mes “demokracisë më të madhe në botë” dhe “demokracisë së vetme në Lindjen e Mesme” janë aq të brishta sa mund të prishen nga një film.

India dhe Izraeli kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre vitet e fundit, veçanërisht në fushën ushtarake, ku India është një nga blerësit më të mëdhenj të armëve izraelite.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme