Bota 21 November 2025, 20:16 Nga VNA

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Spanjë

Ndaje në Whatsapp

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari

Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në qytetin Vigo një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

I dyshuari, i cili ishte larguar nga vendi për t’iu shmangur një dënimi deri në 30 vite burg, u kap pasi u identifikua me dokumente të falsifikuara si qytetar kroat. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i kuq nga Interpoli që prej majit, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas autoriteteve shqiptare, ai ishte i përfshirë në një operacion trafiku droge të nisur në shtator 2020, ku komunikonte me trafikantë të njohur për një ngarkesë të destinuar për Itali.

Gjithashtu, akuzohet se paralajmëroi bashkëpunëtorët për një kontroll policor në banesën e tij, ku u sekuestruan 100 gram heroinë dhe pajisje për bllokimin e sinjalit. Megjithatë, ai dyshohet se kishte marrë masa për të fshehur drogën dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal. I arrestuari ndodhet tani në pritje të procedurës së ekstradimit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme