Bota 3 January 2026, 13:26 Nga VNA

Sulmi në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros/ Gazetari i “New York Times” tregon bisedën me Trump: Shumë planifikim i mirë dhe shumë trupa të shkëlqyera

Ndaje në Whatsapp

Sulmi në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros/ Gazetari i “New York

Korrespondenti i “New York Times” në Florida, Tyler Pager ka rrëfyer bisedën me Presidentin Trump pak minuta pas njoftimit mbi sulmin në Venezuelë.

‘Presidenti Trump dukej i lodhur. Ishte pak pas orës 4:30 të mëngjesit të së shtunës dhe 10 minuta pasi ai kishte njoftuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin kapur Nicolás Maduron, udhëheqësin e Venezuelës. E telefonova presidentin për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë pritej më pas. Ai e hapi telefonin pas tre zileve dhe iu përgjigj disa pyetjeve. Trump fillimisht festoi suksesin e misionit”.

“Shumë planifikim i mirë dhe shumë trupa të shkëlqyera, vërtet të shkëlqyera, dhe njerëz të mrekullueshëm,” më tha ai. “Në fakt, ishte një operacion brilant.”

Më pas e pyeta nëse kishte kërkuar autorizim nga Kongresi përpara se ushtria amerikane, së bashku me personelin e zbatimit të ligjit, të angazhohej në një “sulm në shkallë të gjerë”, siç e kishte quajtur ai në rrjetet sociale.

“Do ta diskutojmë këtë,” tha ai. “Do të kemi një konferencë për shtyp.”

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, zoti Trump tha se do të fliste në orën 11:00 nga Mar-a-Lago, klubi i tij privat dhe rezidenca ku ka kaluar dy javët e fundit. U përpoqa ta pyes se çfarë parashikon ai më tej për Venezuelën dhe pse ky mision me rrezik të lartë ia vlente.

“Do t’i dëgjoni të gjitha në orën 11,” tha ai, përpara se ta mbyllte telefonin.

Telefonata kishte zgjatur 50 sekonda.

 

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme