Bota 7 September 2025, 20:52 Nga VNA

Sulmi masiv me dronë në Ukrainë/ Trump paralajmëron fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë

Ndaje në Whatsapp
Sulmi masiv me dronë në Ukrainë/ Trump paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se është gati të kalojë në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Rusisë, vetëm disa orë pasi Moska kreu sulmin më të madh ajror në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën katër persona humbën jetën, mes tyre një nënë dhe një foshnjë tre muajshe, ndërsa mbi 40 të tjerë u plagosën pas një bombardimi masiv me dronë të ushtrisë ruse gjatë natës.
Trump u pyet nga gazetarët, ndërsa ishte duke shkuar në finalen e turneut të tenisit US Open, nëse ishte gati për një raund të ri ndëshkimesh ndaj Moskës. Ai u përgjigj shkurt: “Po”.

Deklarata e tij erdhi menjëherë pas qëndrimit të Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i cili tha se presioni i shtuar ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund të detyrojë presidentin rus, Vladimir Putin, të hyjë në bisedime paqeje me Ukrainën. 

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ftesën e Putinit për të udhëtuar në Moskë dhe për të diskutuar për paqe, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të “shtyrë takimin” dhe për të fituar kohë. Zelensky theksoi se Putini po përpiqet të manipulojë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, lideri i Kremlinit ka minimizuar rëndësinë e një takimi të mundshëm me Zelenskyn, por më vonë ka lënë të hapur mundësinë që ai të ndodhë, me kusht që të zhvillohet vetëm në Moskë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme