Bota 25 August 2025, 20:57 Nga VNA

Sulmi izraelit në spitalin Nasser në Gaza, Netanyahu: Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit

Ndaje në Whatsapp
Sulmi izraelit në spitalin Nasser në Gaza, Netanyahu: Lufta jonë

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli ka shprehur pikëllim të thellë për sulmin e forcave të tij ushtarake në spitalin Nasser në Khan Younis, Gaza.

 “Izraeli shpreh pikëllim të thellë për tragjedinë që ndodhi sot në spitalin Nasser në Gaza. Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, theksohet se “Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Objektivi ynë i drejtë është mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tanë”.

Ndërkohë, ka pasur një rritje të dënimeve ndërkombëtare për këtë sulm, i cili ka rezultuar në vdekjen e 20 palestinezëve, përfshirë pesë gazetarë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “duhet të vëmë fund këtij makthi”, ndërsa homologu i tij francez, Emmanuel Macron, e ka cilësuar sulmin si “një goditje të papranueshme”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme