Bota 28 February 2026, 08:31 Nga VNA

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, SHBA pranon se është pjesë e sulmeve kundër Teheranit

Ndaje në Whatsapp

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, SHBA pranon se është pjesë e

Izraeli ka ndërmarrë atë që e quajti një “sulm parandalues” ndaj Iranit mëngjesin e së shtunës, sipas ministrit të Mbrojtjes Israel Katz, ndërsa në të gjithë vendin u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të pritshmërive për kundërpërgjigje nga Irani me dronë dhe raketa balistike.

Sipas CNN sulmi izraelit ndaj Iranit mësohet se u koordinua me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, dy zyrtarë amerikanë thanë për CNN se edhe SHBA po kryen sulme ndaj Iranit. Njëri prej zyrtarëve tha se sulmet janë në zhvillim e sipër, duke i përshkruar ato si “jo një sulm i vogël”.

Sulmi izraelit kishte në shënjestër raketa balistike dhe lëshues raketash, të cilat Izraeli i konsideron si një kërcënim serioz, ndërsa ministria e Transportit njoftoi se Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore pasi kreu sulmet ndaj Iranit.

Komanda e Frontit të Brendshëm e Izraelit po ashtu urdhëroi publikun që të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin.

Kufizimet e reja të shpallura ndalojnë grumbullimet publike, shkuarjen në punë dhe ndjekjen e shkollës.

Një përjashtim është bërë për ato që Izraeli i quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme