Bota 5 September 2025, 21:25 Nga VNA

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia, Budapesti akuzon: “E bëjnë edhe vende të tjera europiane, po sulmohemi nga hipokritët”

Ndaje në Whatsapp
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia, Budapesti akuzon: “E

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka deklaruar se vendi i tij blen hapur naftë nga Rusia, duke theksuar se nuk ekziston një alternativë tjetër për furnizimin energjetik të Hungarisë.

Sipas tij, kritikat që po i bëhen Budapestit janë të pabaza, pasi edhe vende të tjera evropiane e blejnë naftën ruse, por e bëjnë këtë në mënyrë të fshehtë përmes kanaleve alternative, kryesisht për shkak të çmimit më të ulët.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, citoi përmes platformës X fjalët e ministrit, duke theksuar:

“Ministri Szijjártó paralajmëroi kundër hipokrizisë së atyre që sulmojnë me zë të lartë Hungarinë dhe Sllovakinë, por importojnë fshehurazi të njëjtën naftë përmes Azisë.”

Deklaratat u bënë gjatë një takimi informal të Këshillit të Energjisë në Danimarkë, ku çështja e furnizimit me energji dhe varësia nga Rusia u diskutuan gjerësisht.

Këto komente pasqyrojnë presionin e madh ndërkombëtar që Hungaria po përballet lidhur me marrëdhëniet e saj energjetike me Moskën dhe, njëkohësisht, nxjerrin në pah praktikat e ndryshme të importit të naftës ruse nga shtete të tjera të BE-së.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme