Bota 12 February 2026, 15:02 Nga VNA

Hije korrupsioni në BE. Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian. Dyshime për parregullsi në shitjen e 23 ndërtesave

Ndaje në Whatsapp
Hije korrupsioni në BE. Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian.

Policia belge ka bastisur zyrat e Komisionit Europian, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Lajmi është raportuar nga “Financial Times”, që citon burime të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, hetimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe lidhet me shitjen e 23 ndërtesave, të cilat në vitin 2024 u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për shumën 900 milionë euro. Në momentin e transaksionit, Komisioni Europian kishte deklaruar se procesi ishte zhvilluar përmes një tenderi, në përputhje me rregulloret financiare të Bashkimit Europian.

EPPO ka konfirmuar se bastisja ka ndodhur, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me hetimin. Ndërkohë, policia belge ka refuzuar të komentojë mbi zhvillimin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme