Bota 3 February 2026, 11:58 Nga VNA

Hetimet për krime kibernetike, prokurorët ushtrojnë kontrolle në zyrat e kompanisë të Elon Musk në Paris

Ndaje në Whatsapp

Hetimet për krime kibernetike, prokurorët ushtrojnë kontrolle

Prokuroria e Parisit ka ushtruar një kontroll të martën në zyrat e kompanisë X të Elon Musk në Francë.

Njësia e krimit kibernetik e Prokurorit bëri me dije se po kryente hetimet në bashkëpunim me Europol si edhe me mbështetjen e njësisë së krimit kibernetik të policisë franceze.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur në janar të vitit 2025, pas një denoncimi të një ligjvënësi, i cili pretendoi se algoritmet në X ka të ngjarë të kenë shtrembëruar funksionimin e një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave.

Prokurorët e Parisit kanë thirrur Musk dhe ish-drejtoreshën ekzekutive Linda Yaccarino për t’i marrë në pyetje në prill si pjesë e hetimit, thanë ata të martën.

Zyra e prokurorit tha gjithashtu se po largohej nga platforma e mediave sociale X dhe që tani e tutje do të komunikonte në LinkedIn dhe Instagram. LinkedIn i përket Microsoft dhe Instagram Meta-s.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme