Bota 28 October 2025, 19:50 Nga VNA

Grokipedia/ Elon Musk i shpall luftë Wikipedia-s

Ndaje në Whatsapp
Grokipedia/ Elon Musk i shpall luftë Wikipedia-s

Kompania xAI e Elon Musk ka lançuar një alternativë ndaj enciklopedisë online Wikipedia. Versioni 0.1 i Grokipedia u lançua të hënën dhe deri në mbrëmje përfshinte më shumë se 885.000 artikuj. Wikipedia ka më shumë se shtatë milionë artikuj në anglisht.

Musk njoftoi se një version më i ri 1.0 do të ishte "dhjetë herë më i mirë" se faqja aktuale, e cila që tanimë është më e mirë se Wikipedia, sipas tij. Megjithatë, përdoruesit vunë re se disa tekste bazoheshin në artikujt e Wikipedia-s. Blogu i teknologjisë "The Verge" iu referua artikullit të Grokipedia-s në lidhje me MacBook Air të Apple, i cili deklaroi se ishte "i përshtatur" nga Wikipedia.

xAI është kompania e inteligjencës artificiale (IA) e Musk, e themeluar në vitin 2023, e cila ka zhvilluar, ndër të tjera, chatbot-in Grok. Përmbajtja në Grokipedia gjenerohet nga IA dhe Grok. Grok 4 shkaktoi reagime të forta pas deklaratave antisemitiste aty, por kompania e Musk fajësoi programimin e gabuar për këtë. Musk tha se qëllimi i Grokipedias është "e vërteta, e gjithë e vërteta dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës". "Nuk do të jemi kurrë perfekt, por prapëseprapë duhet të përpiqemi për këtë qëllim", tha Elon Musk. Në krye të artikujve të Grokipedia shfaqet një shënim ku thuhet, se ato i nënshtrohen verifikimit të fakteve nga Grok. Mbetet e paqartë se si ndodh kjo dhe cilat burime përdoren.

Në përgjithësi, inteligjenca artificiale njihet që në kuadër të të ashtuquajturit haluçinim ofron informacione që tingëllojnë të besueshme. Për më tepër, informacioni shpesh është i vjetëruar, siç zbuloi një studim i kohëve të fundit nga 22 kompani mediatike, përfshirë Deutsche Welle.

Elon Musk e kritikon rregullisht Wikipedia-n. Vitin e kaluar, ai pretendoi se faqja kontrollohej nga "aktivistë të së majtës ekstreme". Miliarderi i teknologjisë u bëri thirrje gjithashtu ndjekësve të tij që të ndërpresin financimin e Wikipedia-s. Fondacioni Wikimedia, i cili mbështet Wikipedia-n, shkroi së fundmi në një deklaratë për The Verge: "Ne jemi ende në procesin e të kuptuarit se si funksionon Grokipedia".

Shërbimi online Wikipedia u themelua në vitin 2001. Hyrjet krijohen nga vullnetarë dhe kanë qasje publike. Fondacioni Wikimedia jofitimprurës merret me faqen që financohet përmes donacioneve./DW

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme