Bota 20 January 2026, 21:31 Nga VNA

Groenlanda, kryeministri u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për një pushtim të mundshëm

Ndaje në Whatsapp
Groenlanda, kryeministri u bën thirrje qytetarëve të

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se popullsia e ishullit Arktik dhe autoritetet e tij duhet të fillojnë të përgatiten edhe për mundësinë e një pushtimi ushtarak, megjithëse ai e përshkroi një skenar të tillë si të pamundur.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Nuuk, Nielsen tha se zhvillimet rreth Groenlandës kërkojnë vigjilencë të shtuar, pasi Donald Trump vazhdon të kërcënojë se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e territorit.

“Nuk ka gjasa që të ketë një konflikt ushtarak, por nuk mund të përjashtohet”, tha Kryeministri i Groenlandës, duke theksuar se si banorët ashtu edhe institucionet e ishullit duhet të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh gjeopolitike në rritje në Arktik dhe reagimesh të forta nga qeveritë evropiane ndaj qëndrimeve amerikane mbi Groenlandën, të cilën Danimarka e konsideron pjesë integrale të territorit të saj, me një status autonomie të gjerë.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara se të hipte në aeroplanin që do ta çojë në Davos, postoi një foto të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në Truth Social, ku e paraqiste atë, zëvendëspresidentin Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, duke pushtuar Groenlandën

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme