Bota 16 October 2025, 22:57 Nga VNA

Greta Thunberg rrëfen përvojën e saj tronditëse në burgun izraelit: “U dhunova nga ushtria izraelite”

Ndaje në Whatsapp
Greta Thunberg rrëfen përvojën e saj tronditëse në

Aktivistja e njohur suedeze, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën e saj të dhimbshme gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare që po transportonte ndihma për Gazën. Në një intervistë ekskluzive për gazetën suedeze Aftonbladet, ajo ka treguar se si është fyer, abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga forcat izraelite. Sipas Thunberg, një valixhe e saj e kuqe ishte bërë objekt talljeje dhe urrejtjeje, e mbuluar me vizatime fyese intime, përfshirë një flamur izraelit. “Ushtarët izraelitë ma përsëritnin këtë fjalë pa pushim. Më fyenin, më godisnin me grushte dhe me shkelma, më bënin foto pa lejen time, thjesht sepse mundeshin. Ishte një mungesë totale e ndjeshmërisë njerëzore”, ka treguar ajo.

Thunberg, e cila u arrestua së bashku me anëtarët e tjerë të anijes humanitare dy javë më parë, tha se përvoja e saj nuk është asgjë krahasuar me atë që përjetojnë palestinezët në mënyrë të përditshme:

“Nuk bëhet fjalë për mua apo anijen. Ka mijëra e mijëra palestinezë, përfshirë qindra fëmijë, të burgosur pa gjyq. Shumë prej tyre me shumë gjasë torturohen”. “Nëse ata guxuan të më trajtonin kështu mua, një vajzë e bardhë, e njohur, me vëmendjen e gjithë botës mbi mua, imagjinoni çfarë janë të aftë të bëjnë me palestinezët, në fshehtësi, larg syve të mediave”, theksoi ajo.

Në një moment të rrëfimit, Thunberg tregon se pa rreth 50 njerëz, në gjendje çnjerëzore, duke përshkruar kushtet e rënda të burgut Ketziot. Ky rrëfim i Thunberg ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë organizata të të drejtave të njeriut që kërkojnë hetime të pavarura mbi trajtimin e aktivistëve dhe kushteve të burgjeve në Izrael. Aktualisht, Thunberg është kthyer në Suedi, ku po vazhdon angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe mjedisin, duke theksuar se përvoja e saj është një pasqyrë e asaj që përjetojnë çdo ditë palestinezët në Gaza.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme