Bota 23 March 2026, 18:55 Nga VNA

Gratteri pas referendumit: Fitorja e “Jo”-s është sinjal i fortë për mbrojtjen e Kushtetutës

Ndaje në Whatsapp
Gratteri pas referendumit: Fitorja e “Jo”-s është sinjal i

 


Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, e ka cilësuar fitoren e kampit të “Jo”-s në referendumin për reformën në drejtësi në Itali si një sinjal të fortë nga shoqëria civile në mbrojtje të parimeve themelore të Kushtetutës.

Duke komentuar rezultatin, Gratteri tha se vota kundër reformës tregon se qytetarët janë të gatshëm të mobilizohen kur vihen në diskutim institucionet dhe balanca kushtetuese. “Fitorja e ‘Jo’-s përfaqëson një mesazh të qartë: shoqëria civile është e gjallë dhe vigjilente,” deklaroi ai.

Magjistrati, i cili prej rreth 30 vitesh jeton nën mbrojtje për shkak të luftës kundër mafias, kishte marrë një rol aktiv në fushatën kundër reformës së drejtësisë dhe gjatë muajve të fundit ishte përballur edhe me sulme personale për qëndrimin e tij.

Sipas Gratterit, kundërshtimi i reformës nuk është refuzim i ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, por refuzim i mënyrës se si ato janë propozuar. “Nuk është një refuzim i ndryshimit, por refuzim i një metode,” theksoi ai.

Prokurori shtoi se drejtësia ka nevojë për reforma serioze që të shkurtojnë kohën e proceseve dhe të përmirësojnë funksionimin e sistemit, por pa cenuar garancitë dhe ekuilibrin institucional.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme