Bota 2 November 2025, 13:26 Nga VNA

Grabitja në Muzeun e Luvrit, mes të akuzuarve edhe një grua

Ndaje në Whatsapp
Grabitja në Muzeun e Luvrit, mes të akuzuarve edhe një grua

Një grua 38-vjeçare është vënë nën akuzë për përfshirje në vjedhjen e ndodhur muajin e kaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, raportojnë mediat franceze. Ajo akuzohet për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal, ndërsa këtë të shtunë është paraqitur para gjykatës, e cila do të vendosë për masën e sigurisë.

E dyshuara, e paidentifikuar, u arrestua këtë javë së bashku me katër persona të tjerë. Ndërkohë, dy burra të arrestuar më herët janë tashmë nën akuzë për të njëjtat vepra, pasi kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitje.

Nga muzeu më i vizituar në botë u vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro (102 milionë dollarë) më 19 tetor, në një ngjarje që dyshohet se është organizuar nga një grup i strukturuar.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme