Bota 19 October 2025, 18:07 Nga VNA

Grabitësit u maskuan si punëtorë/ Si i shpëtoi vjedhjes në Muzeun e Luvrit diamanti i “mallkuar” 140 karatësh Régent

Ndaje në Whatsapp
Grabitësit u maskuan si punëtorë/ Si i shpëtoi vjedhjes

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Muzeun e Luvrit, në zemër të Parisit, ku autorët vodhën bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe i Perandoreshës Eugenie, duke përfituar nga fakti që muzeu ishte i mbyllur për vizitorët. Ngjarja ndodhi brenda vetëm shtatë minutash, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime intensive për të identifikuar autorët.

Sipas raportimeve të Le Parisien, grabitësit ishin katër në numër. Dy prej tyre ishin të veshur me jelekë të verdhë dhe u prezantuan si punëtorë, duke përdorur një makinë ngritëse për të arritur në katin e parë të ndërtesës, në anën e bregut të lumit Sena, ku po kryheshin punime. Dy të tjerët u ndodhën në një skuter. Me ndihmën e makinës ngritëse, ata hynë në Sallën e famshme të Apollonit, ku ruhen bizhuteritë më të çmuara dhe reliket perandorake.

Autorët e grabitjes thyen dy vitrina ekspozimi, njërën për “xhevahiret e Napoleonit” dhe tjetrën për “xhevahiret e sundimtarëve francezë”, duke përdorur një rrotë, dhe vodhën një set bizhuterish, gjerdanë, vathë dhe dy kurora, duke përfshirë kurorën e Perandoreshës Eugenie. Më pas, katër personat zbritën përsëri me ndihmën e makinës ngritëse dhe larguan nga vendi i ngjarjes me dy skuterë. Policia gjeti në rrugë dy rrota, benzinë, doreza, një batanije, një jelek dhe një pjesë të bizhuterive. Sipas informacionit të siguruar nga AFP, kurora e Perandoreshës Eugenie u dëmtua gjatë grabitjes.

Kurora e gruas së Napoleonit III, një shembull tipik i kurorave perandorake, përbëhet nga 1,354 diamante dhe 56 smeralde, sipas përshkrimit të faqes së internetit të Muzeut të Luvrit. Megjithatë, një burim brenda muzeut konfirmoi se diamanti i famshëm “Régent”, i cili është më i madhi në koleksion dhe peshon mbi 140 karat, nuk është prekur gjatë grabitjes. Ky diamant i veçantë njihet edhe si “i mallkuar”, për shkak të historive të shumta që lidhen me ata që e kanë zotëruar, të cilët nuk patën fund të mirë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Loren Nunez, vuri në dukje se grabitësit kishin një plan shumë të mirëorganizuar, të cilin e ekzekutuan me efikasitet të lartë, duke përfituar nga çdo dobësi të sigurisë, dhe ekzekutuan gjithë operacionin brenda vetëm shtatë minutash. Autoritetet vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj grabitjeje spektakolare.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme