Bota 8 September 2025, 08:08 Nga VNA

Gjykata e Lartë e Izraelit: të burgosurit palestinezë nuk po ushqehen mjaftueshëm

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë e Izraelit: të burgosurit palestinezë nuk po

Gjykata e Lartë e Izraelit ka urdhëruar autoritetet të përmirësojnë menjëherë kushtet ushqimore për të burgosurit palestinezë, duke theksuar se shteti ka detyrim ligjor të garantojë “nivelin bazë të ekzistencës”. Padia u ngrit nga Organizata për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI), e cila paralajmëroi për raste kequshqyerjeje e urie.

Vendimi vjen mes presionit në rritje ndaj qeverisë izraelite dhe protestave masive për lirimin e pengjeve në Gaza. Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një “paralajmërim të fundit” për Hamasin që të pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve, ndërsa Hamasi deklaroi gatishmëri për negociata.

Në terren, ofensiva izraelite vijon me bombardime, duke vrarë 87 persona në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 64 mijë, shifra të cilat OKB i konsideron të besueshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme