Bota 13 February 2026, 16:34 Nga VNA

Gjykata e Lartë britanike e shpall të paligjshëm ndalimin e grupimit Palestine Action. Vendimi një goditje për qeverinë

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë britanike e shpall të paligjshëm ndalimin e

Gjykata e Lartë në Mbretëria e Bashkuar ka vendosur se ndalimi i organizatës Palestine Action sipas legjislacionit kundër terrorizmit ishte i paligjshëm, në një vendim që konsiderohet një goditje serioze për qeverinë britanike. Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga bashkëthemeluesja e grupit, Huda Ammori, e cila e cilësoi rezultatin si një “fitore monumentale”.

Sipas gjykatës, ndalimi ka ndërhyrë ndjeshëm në të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të tubimit, duke u konsideruar joproporcional në raport me aktivitetet e grupit. Gjyqtarja Victoria Sharp argumentoi se vetëm një numër i vogël veprimesh të organizatës mund të kategorizoheshin si terrorizëm dhe se aktivitetet e saj nuk kishin arritur nivelin që të justifikonin një ndalim të tillë.

Megjithatë, ndalimi mbetet ende në fuqi deri në seanca të tjera gjyqësore, çka do të thotë se mbështetja publike apo anëtarësia në grup vazhdon të konsiderohet vepër penale, e dënueshme deri me 14 vite burg.

Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qindra procese gjyqësore të planifikuara gjatë këtij viti, pasi shumë prej tyre mund të shtyhen ose të rrëzohen. Policia Metropolitane ka njoftuar se nuk do të kryejë më arrestime të menjëhershme ndaj protestuesve që shprehin mbështetje për organizatën, por do të mbledhë prova për veprime të mundshme në të ardhmen.

Në vendim theksohet gjithashtu se ndalimi kishte krijuar një efekt vetëcensure te qytetarët, përfshirë gazetarë, akademikë dhe organizata të të drejtave civile, të cilët kishin ndryshuar sjelljen nga frika e shkeljes së ligjit.

Ndalimi ishte vendosur nga ish-sekretarja e brendshme Yvette Cooper pas një incidenti ku aktivistë hynë në një bazë të forcave ajrore dhe dëmtuan dy avionë ushtarakë. Gjykata vlerësoi se vendimi i saj kishte neglizhuar parimin e proporcionalitetit dhe politikat e vetë ministrisë së brendshme.

Avokatët e Ammori kanë afat deri më 20 shkurt për paraqitjen e argumenteve të mëtejshme, ndërsa priten dëgjesa të reja që do të vendosin nëse ndalimi do të hiqet përfundimisht dhe nëse çështja do të shkojë në Gjykatën e Apelit.

Në reagimin e saj pas vendimit, Ammori e cilësoi atë si një fitore jo vetëm për liritë themelore në Britani, por edhe për kauzën palestineze.

Gjykata e Lartë britanike e shpall të paligjshëm ndalimin e

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme